INFRASTRUKTURA E HEKURUDHAVER TË KOSOVËS SH.A “INFRAKOS” PREZANTON GJENDJEN AKTUALE DHE ZHVILLIMET E INVESTIMEVE NË KËTË SEKTOR

Me datë 26.08.2016 është organizuar një tryezë nga kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” qe kishte për qëllim gjendjen ekzistuese të Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi në rrjetin hekurudhor evropian.

Përveç stafit dhe profesorëve të kolegjit të shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, kompanitë publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Sh.A “Infrakos”, Operimi me Trenat e Hekurudhave të Kosovës Sh.A “Trainkos”, Odat ekonomike, Policia e Kosovës si dhe ekspert dhe inxhinier të tjerë të sektorit Hekurudhor.

Iniciativa e kolegjit të shkencave të aplikuara teknike “Tempulli”se bashku me Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës Sh.A “INFRAKOS”, Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë e Operimit me trena në Hekurudhat e Kosovës Sh.A “Trainkos” në këtë tryezë kishte për qëllim pasqyrimin e gjendjes ekzistuese të Hekurudhave të Kosovës dhe Integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor evropian.

IMG_9017

Në këtë kontekst u diskutuan dy çështje kryesore si : Parandalimi i aksidenteve të cilat ndodhin në linjat hekurudhore dhe pse qarkullojnë një numër i vogël i transportit të udhëtareve dhe të mallrave, si dhe çështja e dytë kishte të bëjë me integrimin e Hekurudhave të Kosovës në rrjetin hekurudhor regjional dhe evropian përmes projekteve infrastrukturore të BE-së, si një proces qe do të integroj vendin në rrjetin e vendeve fqinjë dhe vendet tjera të bashkimit evropian.

Në kuadër të këtij diskutimi, kontribut të rëndësisë të veçantë ka dhënë Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Sh.A “Infrakos” me pasqyrimin e problemeve ekzistuese të aksidenteve dhe sfidat në të ardhmen integruese në vendet fqinje dhe vendet e bashkimit evropian.

Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A “INFRAKOS” z. Agron Thaçi me anë të një prezantimi pasqyroi historikun e Hekurudhave në mënyrë kronologjike, aksidentet në Hekurudhat e Kosovës si temë e rëndësisë se veçantë si dhe projektet zhvillimore qe nëpërmjet këtyre investimeve synojmë integrimin në hekurudhat regjionale dhe ato evropiane.

IMG_9016

Me tej z. Thaçi me theks të veçantë potencoi faktin se Infrakos ne vitet e fundit ka bere një pune te shkëlqyer se bashku me Institucionet e Shtetit te Kosovës, ne përgatitjen e fazës se para investimit ne linjat strategjike hekurudhore si ne linjën e dhjetë hekurudhore Maqedoni – Kosovë – Serbi e cila tash më e ka marrë formën e prerë nga aspekti i buxhetimit të mjeteve, po ashtu edhe ne aprovimin e donacionit për fillimin e hartimit te dokumentacionit teknik për linjën prioritare Fushë Kosovë – Prishtinë – Podujevë – Merdar.

Ndër të tjera z. Thaçi me anë të prezantimit mbuloj boshllëqet e dy pikave të rëndësisë se veçantë të këtij takimi me pasqyrimin e dy çështjeve kryesore si dhe pasqyroj të ardhmen e rrjetit hekurudhor të cilat do të vijnë me prioritet për vendin, duke theksuar se hekurudhat e Kosovës tani me kane udhërrëfyesin për investime, si qeshte strategjia zhvillimore dhe plani i veprimit pese vjeçar, si edhe listën prej gjashte projekteve prioritare hekurudhore te aprovuar se fundi nga Këshilli kombëtar për investime i Republikës se Kosovës.

Pas evidentimit të problemeve në fushën e trafikut hekurudhor, sigurimit dhe sinjalizimit të vendkalimeve, kryqëzimeve ilegale në nivel rrugë – hekurudhë e shumë çështje dhe sfida të tjera të pasqyruara nga Infrakos do të ndikojnë në nxitjen e bashkëpunimit me institucionet pjesëmarrëse në këtë tryezë të përbashkët.

Sukses tjetër i kësaj tryeze do të mbetët sensibilizimi i opinionit publik në respektimin e shenjave të trafikut hekurudhor si preventiv e parandalimit të aksidenteve në kryqëzimet rrugë – hekurudhë.

IMG_9020

Zyra për Mardhënie me Publikun dhe

Marketing e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A

‘‘INFRAKOS’’