Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’, ka arritur qe të përfitojë 1 milion e 840 mijë euro grand

Më datë 13.06.2013,  Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’, ka arritur qe të përfitojë 1 milion e 840 mijë euro grand për hartimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, Fushe Kosove –Hani i Elezit, linje kjo  e cila ndërlidhë Kosovën me rajonin dhe me bashkimin evropian

 Më datë 13.06.2013 në Athinë në takimin e tetë komiteti drejtues i kornizës investuese për Ballkanin perëndimor (WBIF) pas shqyrtimit të aplikacionit, ka  miratuar kërkesën për projektin “Hartimi i projektit detal për rehabilitimin e linjës 10 hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi 64 km”, në vlere prej 1 milion e 840 mijë euro.

Ky projekt, para komitetit drejtues te WBIF-it është arsyetuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ z. Agron Thaçi.

20130613_132052

Ky grand për Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës është i një rëndësie të veçantë pasi që hap mundësinë e investimeve qe janë shumë të domosdoshme në këtë sektor. Implementimi i projektit synohet te behet ne faza, ndërsa përkrahet dhe synohet të financohet nga Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ky është projekti i parë pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar. Projekti është mbështetur ne vazhdimësi nga  Ministria e Infrastrukturës.

Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Sh.A ‘‘INFRAKOS’’ z. Agron Thaçi ka deklaruar qe qëllimi i projektit është të përgatitet pakoja e dokumentacionit teknik si baze për fillimin e rehabilitimit dhe modernizimit te kësaj linje hekurudhore, për te vazhduar edhe me projekte te tjera për modernizimin dhe zhvillimin e  hekurudhave te Kosovës, me qellim të mbështetjes se zhvillimit ekonomik te Kosovës dhe ngritjes se shërbimeve për operatoret në transportin hekurudhor.

Zyra për Mardhënie me Publikun!