Në ambientet e Hekurudhave të Kosovës, me datë 31.03.2021 stafi i Hekurudhave të Kosovës në krye me KE-në z. Mr.sc. Hysen Nikqi si zakonisht treguan gatishmëri të lartë për të dhuruar gjak.
Nga kjo traditë e krijuar tashmë, për disa nga ta nuk ishte hera e pare që dhuronin vullnetarisht gjak, por ndryshe nga herat e tjera aksioni nisi nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Mr.sc Hysen Nikqi, sepse qëllimi i dhurimit të gjakut ishte më madhor kryesisht nga persona qe tash me e kanë kaluar Covid – 19.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës SH.A shpreson qe doza e tyre e gjakut pas përpunimit të shndërrohet në (plazmë), e cila sipas eksperteve shëndetësor mund t’i shpëtoj jetën e dikujt qe sa po është infektuar me Covid – 19.
Stafi i Infrakos-it u solidarizuan pa hezitim ku sipas tyre dhurimi i gjakut është me e pakta që ata mund të bëjnë për të shpëtuar jetë sidomos në këtë kohë pandemie e cila po na rrezikon të gjithëve.
Si çdo herë, përfaqësuesit e Transfuzionit të Gjakut, e mirëpreten këtë gatishmëri për të dhuruar gjak, kjo për faktin se kërkesat për gjak kanë qenë të shumta duke qenë se njerëzit që e kanë kaluar Covid-19 nevojitet një sasi e gjakut të tyre për tu shëndërruar në plazmë për shërim për përsonat tjerë të infektuar me Covid – 19.
Megjithë këtë, profesionistë mjekësorë pohojnë se nga dhurimi i gjakut gjithashtu përfiton edhe vetë donatori (dhuruesi) sepse dhënia e gjakut ka efekte pozitive në shëndetin e përgjithshëm dhe atë individual.
Për fund KE z. Hysen Nikqi i falënderoi të gjithë punëmarrësit në Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës Sh.A “INFRAKOS” për gatishmerinë vullnetare të dhurimit të gjakut.
Lista e dhuruesve :
- Hysen Nikçi
- Venera Beqiri
- Hysni Beqiri
- Majlinda Kastrati
- Naim Beqiri
- Bujar Asllani
- Kushtrim Zeka
- Llulzim Tafilaj
- Ismail Muji
- Vlersim Veseli
- Xhavit Fejza