“Infrakos” Sh.A- përkujton heroin Metush Krasniqi

Menaxhmenti i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos Sh.A shënonë përvjetorin e 31-të të vdekjes së atdhetari dhe heroit tonë Metush Krasniqit.

Metush Krasniqi në historinë e kombit tonë gjithnjë e më tepër po konsiderohet mendja supreme e kombit, si veprimtar për çështje kombëtare për çlirimin e vendit dhe ribashkimit të trojeve shqiptare.

Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it, u shpreh se aktivitete në shërbim të kombit të Bacës Metush dhe bashkëveprimtarëve të tij ishin ilegale, ngase kjo ishte mënyra e vetme e mundshme e funskionimit për kohën, por kur janë zbluar nga mekanizmat policor të ish-Jugosllavisë dhe janë nxjerrë para gjyqit serb, haptas dhe fuqishëm i kanë arsyetuar veprimet e tyre dhe i kanë mbrojtur interesat e kombit. Një gjë është e qartë dhe nuk mund ta kontestoj askush se struktura e shpirtit të Metush Krasniqit ishte në përsosmëri të lartë, dhe këtë e deshmon edhe fakti se ishte dirigjuese e një mendje të zgjuar e cila ka arritur që njerëzit e zakonshëm në jetë të i shëndërroj në ekstremistë të shquar të çështjes kombëtare, u shpreh z. Thaçi.

Ndërsa, bashkveprimtarët e Metush Krasniqit e vlerësojnë si një njeri me vlera të larta dhe përkushtim të madh ndaj atdheut. Sabri Novosella, bashëkveprimtar dhe autor i shumë librave vlerësoi se mund t’a thotë me përgjegjësi të plotë se prej të gjithë veprimtarëve që i ka pasur kombi shqiptar asnjë nuk ka qenë më i qartë, më vizionar për të ardhmen e kombit shqiptar se sa baca Metush.

Kurse, Shefik Sadiku – bashkëveprimtar, vlerësoi heroin si njeri që nuk ju bind kurrë pushtetit, sepse sipas tij e burgosën se ishte njëri prej nxënësve që shkoi pa lejen e pushtetit të arsimohet edhe më tutje.

Familjarët e Metush Krasniqi shprëhen falenderim të vecant ndaj Infrakos-it për vëmendjen e veçant dhe kujdesin qe ky hero mos të harrohet por të kujtohet në menyrën që meriton. Teuta Krasniqi vajza e tij, tha se babai i saj  ishte mësues me plotë kuptimin e fjalës sepse donte ta arsimonte këtë popull. Atë ditë na u shemb shtëpia mbi kokë, na u shuan shpresa e buzëqeshja na u varros bashkë me ty o babë, ishe i shkolluar, mësues me plotë kuptimin e fjalës sepse doje ta arsimoje këtë popull.

Në fund të ceremonisë përkujtimore, kryesehfi ekzekutiv i “Infrakos-it”, Agron Thaci, familjarët e Metush Krasniq-it, deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilmi Recica dhe Sindikata e Infrakosit, vunë kurora lulesh tek busti i heroit Metush Krasniqi ku qëndron i skalitur në bronz para objektit ku edhe e  kaloi një pjesë të jetës së tij në Hekurudhat e Kosovës.

Kujtimi mbetet gjithnjë i pashuar për ikonën e lirisë kombëtare. Në çdo përvjetor rikthehen ndjenjat për atdhetarin dhe ish hekurudharin e paharruar Metush Krasniqi, të ketij heori idealist dhe veprimtar i çeshtjes kombëtare. Metush Krasniqi, ishte atdhetar revolucionar dhe intelektual me pikëpamje të demokracisë popullore që çështjen e atdheut e vente mbi të gjitha. Ai, ishte për një pluralizëm demokratik të mirëfilltë. Mendimet e tij politike edhe sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin e tyre. Ai, nuk e ndaloi kurrë aktivitetin e vet, megjithëse ishte i përcjellur, deri në vdekje, nga ish UDB e ish Jugosllavisë.