Infrakos Sh.A 3.3 milion përfituese nga Qeveria e Republikës së Kosovës për projekte zhvillimore

Sot me datë 07.07.2023 u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës z. Naser Krasniqit për financimin e projekteve të dizajnimit preliminar të linjës hekurudhore Fushë Kosovë – Klinë – Pejë dhe linjës Klinë – Prizren.

Kujtojmë qe Qeveria e Republikës se Kosovës, respektivisht MMPHI i ka siguruar 2 milon € për projektet zhvillimore të Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës me qëllim të rehabilitimit të dy linjave hekurudhore të cilat kanë nevojë imediate për rehabilitim dhe modernizim konform standardeve evropiane.

Po ashtu, të dy përfaqësuesit kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për financimin e projektit të sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha si preventivë e sigurisë në vendkalimet në nivel me shumën prej 1.3 M€

 

Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës se Hekurudhave të Kosovës z. Naser Krasniqi ndihet i lumtur dhe falënderon Qeverinë e Republikës se Kosovës dhe Ministritë e linjave për përkrahjen e vazhdueshme qe po i bëhet Infrakos-it.

z.Krasniqi, potencoi qe rehabilitimi dhe modernizimin e linjave hekurudhore konform standardeve evropiane është shumë i rëndësishme, jo vetëm për Infrakos-in por për të gjithë operatoret e transportit hekurudhor të cilët do të marrin shërbime cilësore dhe të sigurta me ç’rast do të ndikon edhe në mjedisin, bizneset dhe mirëqenien e qytetareve të Republikës se Kosovës.