INFRAKOS KTHEN NË MENAXHIM OBJEKTIN E STACIONIT TË HEKURUDHËS NË DRENAS DY VITE PARA SKADIMIT TË KONTRATËS

Autoritetet e Infrakos-it kthejnë në menaxhim objektin e stacionit të Hekurudhës në Drenas i cili ishte i dhënë me koncension për 15 vite kompanisë NTSH Valentina.

Koncesionarja zj. Mihane Bekteshi, njëherit edhe pronare e kompanisë NTSH Valentina me pëlqim dhe vullnet të saj pa asnjë lloj kompensimi i dorëzon autoriteteve të Infrakos-it objektin dy vite para kohës së skadimit të kontratës.

Pranim dorëzimi i objektit është bërë me anë të marrëveshjes ndërmjet dy palëve me qëllim të pajtueshmërisë qe koncesionarja do ta dorëzoj objektin në gjendje të paraparë sipas kontratës së koncesionit si dhe të ofroj dëshmi qe i ka kryer të gjitha obligimet tatimore duke i përfshi edhe shërbimet tjera publike.

Infrakos mirëpret dorëzimin e objektit para skadimit të kontratës i cili tashmë do të shërbej për personelin e Infrakosit, operatoreve transportues hekurudhor dhe qytetareve të Drenasit.

Tashmë, Infrakos do ta ketë me të lehtë operimin dhe menaxhimin e këtij stacioni duke pas parasysh qe hapësira do të jetë e mjaftueshme në mbarëvajtjen e punëve dhe detyrave të personelit, operatoreve transportues hekurudhor si dhe udhëtaret do ta kenë komoditetin në dhomat e pritjes të cilët përdorin trenin për udhëtim.

Infrakos është e përkushtuar qe të krijoj shërbime profesionale dhe të sigurta për operatoret transportues hekurudhor dhe klientëve të saj.