“INFRAKOS”-i dhuron gjak

Në ambientet e Hekurudhave të Kosovës, me datë 10.10.2018 stafi i Hekurudhave të Kosovës kishin një gatishmëri të lartë për të dhuruar gjak. Për disa nga ta nuk ishte hera e pare që jipnin gjak, por si staf i kopmanisë ishte hera e parë që organizohej një event i tillë.

Në mënyrë vullnetare, kësaj fushate ju përgjigjen 28 persona nga stafi i INFRAKOS-it.

Motos-ë “Dhuro Gjak, Shepto Jetë”, stafi i Infrakos-it u solidarizuan pa hezitim ku sipas tyre dhurimi i gjakut është me e pakta që ata mund të bëjnë për të shpëtuar jetë.

Nërsa, përfaqësuesit e Transfuzionit të Gjakut, thanë se e mirëpresin këtë gatishmëri  për të dhuruar gjak, kjo për faktin se ballafaqohet me mungesë të gjakut në institucionin që ai e e udhëheq, duke shtuar se gjaku i dhuruar është i dobishëm për njerëzit në nevojë.

Profesionistë mjekësorë pohojnë se nga dhurimi i gjakut gjithashtu përfiton vetë donator sepse dhënia e gjakut ka efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular dhe rregullimin e peshës.

Dhuroni gjak – jetoni më të lumtur dhe më të shëndetshëm!